Një 45-vjeçar, shtetas ukrainas do të hetohet në gjendje të lirë, pasi u kap në pikën kufitare të Muriqanit me një automjet që rezultonte i vjedhur.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin ukrainas E. Z., 45 vjeç, banues në Ukrainë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit rezultoi se automjeti që ai drejtonte ishte vjedhur në Ukrainë.”, thekson policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: