Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me fushatën zgjedhore për “Lokalet” dhe organizimin e procesit.

Mes të tjerash, të ftuarit në studio kanë komentuar mbi vendimin e KAS për vendosjen e emrit të kreut të partisë së Lirisë Ilir meta, krah emrit të koalicionit në fletët e votimit.

Ilir Alimehmeti, u shpreh se një vendim i tillë është i padrejtë, ndërkohë që Monika Kryemadhi deklaroi se pavarësisht se qëllimi i tyre ishte krijimi i një situate ku mbështetësit e Berishës të mos votonin koalicionin me emrin e Metës përkrah, gjithçka rezultoi në të kundërt.

Ajo shtoi se e gjithë fushata denigruese e nisur me posterat në rrugë ku Meta e Berisha viheshin krah njëri-tjetrit, bëri efektin e kundërt duke unifikuar këto dy figura.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Alimehmeti: Shqetësimi i qytetarëve janë hallet e përditshme, jo numëruesit apo ngjyra e madhësia e vulës.

Kume: Kjo është e vërtetë por aq sa duket e mirë është edhe problematike. kush tregohet indiferent ndaj zallamahisë është i painteresuar e për pasojë je i pa interesuar të ushtrosh të drejtën ë ta ka mundësuar Kushtetuta.
Nuk duhet konsideruar si pozitive që qytetari nuk do të dijë detajet e organizimit administrativ të procesit.
Një gjë e tillë nuk është normale.
Alimehmeti: Për herë të parë i kemi ftuar mediat gjithë kohës me ne në terren. Kjo bisedë në terren nuk shtrohet fare.
Mbështes edhe profesorin që tha legjislacioni shkon në përmirësim dhe ashtu ka ndodhur.
Na duhet një vizion i ri që t’i japim mundësi të resë të zërë vend.

Vasili: Emri i Metës krah koalicionit. Është vendim i drejtë?

Alimehmeti: Vendimi është i padrejtë, për këtë organet që merren janë sekretariatet për çështjet vendore.

Kryemadhi: Bënë shumë mirë që e bënë këtë gjë sepse synuar një retorikë ku njerëzit që ndjekin Berishën të mos votojnë metën. Por posterat që kanë vendosur kudo i bënë një shërbim të madh sepse i unifikuan. E gjithë fushata denigruese iu kthye kundër.
Më ka bërë një nder kur shoh atë posterin rrugës për në Fier kur shoh veten si e vetmja grua mes 5 meshkujve.
Tek njerëzit perceptimi ka ndryshuar, kanë neveri për të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb