Identifikohet personi që ka hapur zjarr ndaj policisë në Elbasan. Gazetarja Dorjana Bezat raporton në një lidhje telefonike për ‘News24’ se bëhet fjalë për shtetasin Lefter Zhidru. Nderkohe, drejt Elasanit jane nisur forcat RENEA.

Gazetarja Bezat bëri me dije se një person ka shkuar në komisariatin e Elbasanit, ndërsa ka raportuar se po përndiqej nga dikush. Pasi u sinjalizuan për rastin në fjalë, forcat policore janë nisur drejt vendngjarjes, në lagjen ‘11 nëntori’ ndërsa i ka bërë thirrje personit në fjalë që të dalë nga banesa. Pavarësisht thirrjeve, Lefter Zh., i ka bërë rezistencë policisë, ndërsa ka hapur zjarr ndaj tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb