Pamje tronditëse nga zjarri që përfshiu pallatin në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan, pas shpërthimit të gazit. Në pamjet e publikuara shihet momenti dramatik kur një prej banorëve, i rrethuar nga flakët dhe pa mundësi për të dalë nga banesa, hidhet nga ballkoni në përpjekje për të shpëtuar jetën.
Pas ngjarjes, banori rrëfeu për mediat momentet e tmerrit, duke treguar se mbeti i lënduar gjatë përpjekjes për t’u larguar nga flakët.
Ai tha gjithashtu se në banesë ndodhej edhe djali i tij, i cili kërkonte ndihmë.
