Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u kap duke qarkulluar i armatosur. Në pranga ka rënë Kledon Hida, i cili u ndalua nga Forcat Shqiponja gjatë një kontrolli në kryeqytet.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin lëvizte, efektivët gjetën një armë zjarri të tipit pistoletë, me fishekë brenda.

Menjëherë pas konstatimit, i riu u arrestua nga efektivët e Komisariatit nr. 3. Ndërkohë, hetuesit kanë dërguar armën në laboratorin kriminalistik për të verifikuar nëse është përdorur në ndonjë prej ngjarjeve kriminale të ndodhura kohët e fundit.

0e71f473 7ce6 4552 A13d 659278631996
0e71f473 7ce6 4552 A13d 659278631996

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb