LEZHË

Policia e Lezhës ka arrestuar një 28-vjeçar të shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Policia e Lezhës, në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, si dhe të personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka mirëorganizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është bërë e mundur të kapet dhe të ndalohet shtetasi Paulin Prenga, 28 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor nga DVP Shkodër, pasi shtetasi Gj.F., ka kallëzuar se shtetasi Paulin Prenga, me anë të mashtrimit, ka përdorur identitetin e shtetasit Gj.F., për të marrë një shumë monetare pranë një institucioni kredidhënës.

Ky shtetas iu dorëzua strukturave të DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb