Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me anë të një deklarate për mediat shprehet se është shtyrë seanca në ngarkim të gjyqtarit të Apelit të Vlorës z. Petrit Aliaj.

Seanca në ngarkim të Aliajt ishte vendosur fillimisht për t’u mbajtur në datën 11.3.2020, ora 11:00, mirëpo është shtyrë sërish. Kjo pasi subjekti i rivlerësimit, z. Petrit Aliaj, ka paraqitur në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për herë të tretë raport mjekësor, për arsye shëndetësore.

  • foto galeri

Njoftimi i KPK:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Petrit Aliaj, me  detyrë gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë, e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 11.3.2020, ora 11:00, është shtyrë sërish.

Kjo pasi subjekti i rivlerësimit, z. Petrit Aliaj, ka paraqitur në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për herë të tretë raport mjekësor, për arsye shëndetësore.

Trupi gjykues vendosi të hetojë procedurat ligjore të ndjekura për lëshimin e raporteve, konkretisht, të kërkojë nga Ministria e Shëndetësisë, auditimin e procedurave të ndjekura për  lëshimin e raporteve duke ngritur një grup mjekësh, për të verifikuar ligjshmërinë e raporteve, si dhe t’i kërkohet Këshillit të Lartë Gjyqësor, të marrë masa për ekzaminimin e subjektit të rivlerësimit  nga një mjek i caktuar prej tyre.

Lidhur me datën, ditën dhe orën e seancës dëgjimore, trupi gjykues do t’ju njoftojë përmes faqes zyrtare të Komisionit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: