Pas arrestimit të drejtorit të AKSH-së Berat, Ervin Nelaj, një tjetër zyrtar është në ndjekje penale për “shpërdorim detyre”.

Çështja penale në ngarkim të nëndrejtorit të ASHK-së Berat, Thanas Kace është dërguar nga Prokuroria për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat. Një tjetër funksionar publik është në ndjekje penale nga Prokuroria e Beratit, e cila, pas hetimeve të kryera, e ka përcjellë tashmë dosjen në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat për gjykim. Bëhet fjalë për nëndrejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Berat, Thanas Kace.

Ky shtetas është marrë i pandehur nga Prokuroria e Beratit së bashku me ish-drejtorin e ASHK-së Ervin Nelaj, i arrestuar disa javë më parë nga SPAK për “shpërdorim detyre”. Thanas Kace dhe Ervin Nelaj (i arrestuar nga SPAK për një tjetër çështje penale),janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Beratit për veprën penale “shpërdorim detyre”, të parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

Burimet zyrtare nga Prokuroria e Beratit bëjnë me dije se, të dy shtetasit e sipërpërmendu, në vitin 2019,në detyrën e specialistit pranë ALUIZNIT Berat, kanë lejuar në kundërshtim me ligjin legalizimin e një objekti në lagjen “30 Vjetori”, për të cilin kishte konflikt pronësi ndërmjet dy shtetasve që pretendonin se ishin pronarë të tij dhe që ishin edhe në proces gjyqësor civil me njëri-tjetrin.

Burimet zyrtare të Prokurorisë së Beratit bëjnë me dije se, dosja penale me numër 176,në ngarkim të dy shtetasve tê sipërpërmendur është dërguar për gjykim në muajin Tetor 2020 dhe është duke u gjykuar pranë kësaj Gjykate.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb