BARI

Erind Garubi, një 29-vjeçar shqiptar banues në Molfetta, u arrestua nga Guardia di Finanza më 30 qershor të kaluar, së bashku me 36 persona të tjerë, nën akuzat e trafikut ndërkombëtar të sasive të mëdha të drogës midis Shqipërisë dhe Italisë. Mirëpo, tashmë ai është kthyer në banesën e tij, pasi gjykata ka dhënë për të masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Gjyqtari për hetimet paraprake të Gjykatës së Barit, Marco Galesi, vendosi të pranojë kërkesën e mbrojtësit, avokatit Michele Salvemini, duke urdhëruar zëvendësimin e masës në burgim me atë të arrestit shtëpiak ndaj 29 vjeçarit, i akuzuar për për qëllime të trafikut të drogës si pjesë e operacionit “Kulmi”, kryer nga Departamenti i Hetimit Anti-Mafia i Barit që çoi në arrestimin e 37 personave, 27 në Itali dhe 10 në Shqipëri, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas hetimeve, të arrestuarit besohet të jenë organizatorët e një trafiku ndërkombëtar të kokainës, marijuanës dhe hashashit midis dy brigjeve të detit Adriatik, një rrugë historike për depërtimin e drogës në Evropë.

Gjatë hetimit u sekuestruan rreth 3.5 tonë drogë, përfshirë marijuanë, kokainë dhe hashash, për një vlerë prej mbi 40 milionë euro dhe që korrespondonte me rreth 7 milionë doza drogë. Dekrete të ndryshme konfiskimi u kryen gjithashtu për një total prej 4 milionë euro.

Në regjistrat e hetimit ka deklarata të ndryshme nga dy bashkëpunëtorë të drejtësisë. Në Itali u arrestuan 27 persona, nga të cilët 15 u lanë në burg, përfshirë Erind Garubin, i cili ishte pas hekurave, në Trani, dhe për të cilin, pas gati 6 muaj burgim, u caktua arrest shtëpiak.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb