ITALI – Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Siçili.

Ndaj Dragan Hasanajt ekzistonte një urdhër arrestimi ndërkombëtar. Fillimisht ai kërkohej nga policia gjermane si anëtar i një bande e cila kishte kryer një sërë grabitje banesash në Gjermani.

Falë bashkëpunimit investigativ mes policisë gjermane e italiane, u bë e mundur kapja e Hasanajt.

23 vjeçari shqiptar jetonte prej pak kohësh në Raguza e në momentin e arrestimit nuk bëri asnjë rezistencë ndaj urdhërit të karabinierëve.

Momentalisht ndodhet në burg në pritje të gjykimit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb