“BalkanWeb” mëson identitetin e autorit të dyshuar të plagosjes së 31-vjeçarit Besmir Hakballa. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në Peqin.

Bëhet fjalë për Adriatik Mezjan, person me precedentë penale. Po ashtu “BalkanWeb” mëson se para disa muajsh autori ka qenë objektiv i një atentati me armë zjarri, por ka shpëtuar.

Ndërkaq burime pohuan se i riu i plagosur është një emër i njohur për policinë, pasi figuron person me precedentë të shumtë penalë si vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb