Plagosje me armë zjarri në Peqin. Gazetari Fatmir Popja raportoi për “BalkanWeb” se i plagosur ka mbetur shtetasi Besmir Hakballa, i cili ka marrë plumb në këmbë. Ndërkaq qytetarët kanë qenë ata që kanë njoftuar ambulancën për t’i ardhur në ndihmë të plagosurit.

I plagosuri Hakballa është qëlluar në këmbë dhe është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë pasi gjendja e tij është kritike. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe okumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Peqin dhe të DVP Elbasan po krehin zonën për kapjen e autorit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb