GJIROKASTËR-Një 20-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij.

Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës thanë se Mihal Aleksopulos dyshohet se ka rrahur shtetasen me inicialet Sh.R.

NJOFTIMI I POLICISË
Ushtron dhunë në familje, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Mihal Aleksopulos, 20 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:
Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj gjyshes së tij shtetases Sh.R, 61 vjeçe, banuese në Gjirokastër.
Gjithashtu gjatë shoqërimit të tij ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, nenet 130/a dhe 236/2 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb