DIBRA

Prej 5 ditësh një 18- vjeçar i cili humbi në malin e Korabit pasi ishte për të kërkuar bimë është shpallur i zhdukur.

Bëhet fjalë për 18- vjeçarin Ardian Pali i cili shkoi për të mbledhur bimë në mal dhe nuk u kthye më.

BalkanWeb mëson se ai shoqërohej nga dy persona. Ata u kthye nga mali kurse Ardian Pali jo. Dy personat thanë se u ndanë në mal me Ardian Palin për shkak të një stuhie dhe nuk u panë më.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb