ITALI

Një shqiptar u arrestua në Brindizi të Italisë, pasi ndaj tij rëndonte akuza për “vrasje e mbetur në tentativë”, si dhe për qëllim me armë drejt policisë.

Mediat italiane shkruajnë se Rigent Xhixha u arrestua në 4 shkurt të këtij viti në qendër të Brindisit pas disa ditësh ndjekje nga karabinierët. Në 30 janar ai u bë pjesë e një shkëmbimi zjarri me policinë. Policia po e ndiqte atë në qytetin e Teramos. Ai doli nga makina ku ndodhej dhe filloi të qëllonte me armë zjarri drejt tyre teksa largohej.

  • foto galeri
  • foto galeri

Shqiptari arriti t’ju ikë autoriteteve, derisa u kap në apartamentin e tij në Brindizi. Gjatë kontrollit në banesë, Xhixhës iu sekuestrua edhe arma, me të cilën ai qëlloi drejt policisë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb