Një 24-vjeçar shqiptar është dënuar me 25 muaj burg në Britani, pasi është kapur kur u kujdesur për një ‘fermë kanabisi’.

A. Rapaj është arrestuar më datë 17 janar të këtij viti, pas një operacioni policor në Liverpul, ku u gjetën dhe sekuestruan 17.5 kg kanabis.

Rapaj
Rapaj

Në seancën gjyqësor të mbajtur sot, Rapaj u shpreh se kishte shkruar drejt Britanisë në shtator të vitit 2022 për një jetë më të mirë dhe se ishte i detyruar të kujdesej për bimët pasi u kërcënua me thikë nga dy persona, pjesë e një bandë krimi. Më tej u shpreh se detyra e tij konsistonte në ujitjen e bimëve dhe ndriçimi dhe do të përfitonte strehim falas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb