Një 59-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident në SHBA. Mësohet se nëna e tre fëmijëve kishte dalë nga banesa për të blerë pica për familjen e saj, kur një makinë krejt papritur e kishte përplasur atë teksa ecte në trotuar. Ngjarja ndodhi të premten në Bronks të New Yorkut. 59-vjeçarja Paulina Ndrecaj pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ndërroi jetë në spital.

“Ajo ishte një grua e mirë, e ëmbël… një njeri shumë i dashur. Nuk e meritonte këtë, ishte katër hapa larg shtëpisë së saj”, -tha vajza e të ndjerës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

I shoqi ndodhej në shtëpi dhe kur dëgjoi zhurmën e përplasjes vrapoi poshtë pallatit, ku gjeti bashkëshorten e tij të përgjakur. “Ishte njeriu më i mirë… nëna e fëmijëve të mi. Ajo ishte perfekte, fëmijët ishin të lumtur me jetën e tyre dhe ajo po ashtu”, -tregoi për New York Post i shoqi i viktimës.

Një 32 vjeçar, shofer taksie shkoi të ndihmojë po ashtu dhe i tha gruas se gjithçka do të shkojë mirë.
“I thashë se do t’ja dilte, se duhej të bëhej e fortë… ishte e tmerrshme. Më duket sikur e gënjeva sepse ajo nuk ia doli. Mu thye zemra”, -tha i riu. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb