Të tjera detaje zbardhen nga ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në Berat, ku Xhuljano Goga, 27 vjeç, është plagosur me armë zjarri. Ai ka mbërritur vetë në spital, ku më pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por gjendja e tij paraqitet kritike.

Gazetarja Eneida Petova bën me dije për BalkanWeb se i riu nuk ka pranuar të japë asnjë dëshmi sesi është plagosur, por mësohet se ai është qëlluar me armë sapo ka dalë nga banesa e tij.

Policia ka konfiskuar kamerat e sigurisë së bizneseve e banesave përgjatë rrugës, për të identifikuar autorin e ngjarjes, ndërkohë që i riu është transportuar në gjendje kritike për jetën drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Berat/Informacion paraprak

Në Spitalin Rajonal Berat, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh.G.,  27 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë.

27 vjeçari në momentet e para të marrjes në pyetje, ka refuzuar të japë shpjegime në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: