Zbardhen të tjera detaje nga vetëplagosja e ish-efektivi i RENEA-s, Bledar Beluli. Ngjarja ndodhi në Tiranë, ndërsa ish-polici u vetëplagos në këmbë.

Ndërkohë, Beluli nuk është një emër i panjohur, ndërsa në vitin 2019 u përfshi në një tjetër ngjarje. 37-vjecçari u rrëzua në një greminë në Theth, ku u nxor pas shumë orësh përpjekjesh nga ekipet e kërkimit dhe policia.

Gjatë aksidentit, Bledar Beluli pësoi thyerje në disa pjesë të trupit, krah, shpatull, në zonën e legenit dhe shumë fraktura të tjera. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbi i mbrëmshëm nuk e ka kapur në zona delikate. Sakaq, mësohet se armën ish-efektivi e ka pasur me leje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb