TRAPANI

Një 33-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Gazmend Hazizllari u arrestua nga policia italiane, nën akuzat për prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Ai ishte kujdestar i një fushe sportive në Pacesso dhe prej kohësh ishte mbajtur nën vëzhgim nga karabinierët.

Karabinierët kisihin vënë re veprimet e tij të çuditshme, ndërsa dyshonin se ai kryente aktivitet kriminal, raportojnë mediat italiane.

Poliicia pa se shqiptari pas punës shkonte në disa banesa, ndërsa bënte aty ndalesa të shkurtëra.Në një moment, kur Hazizllari u bë nervoz, forcat e policisë italiane ushtruan kontroll.

Në xhepin e pantallonave, shqiptariot iu gjet lëndë narkotike e llojit marijuanë. Përpos drogës, atij iu gjetën edhe 480 euro të gatshme, të dyshuara të përfituara nga shitja e narkotikëve.

Shqiptarii Hazizllari ishte një person problematik me ligjin, ndërsa ishte prangosur edhe më herët nga karabinierët.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb