TIRANE – Për mirë apo për keq, Enca di se si të bëjë të flitet për të. Kështu ka ndodhur edhe në këtë rast, ku këngëtarja ka postuar një foto të sajën me të brendshme. E më shumë sesa me
vetë Encën, të gjithë janë marrë me fotoshopin që kjo foto kishte. Sapo e shikon, të bie në sy gjoksi i zmadhuar i këngëtares, por edhe format e përmirësuara.
Menjëherë kanë reaguar fansat, që edhe njëherë i kanë shprehur se sa qesharake është bërë me ekzagjerimet e shumta që në fotot e saj shpreh.

Nga ana tjetër, edhe Albana Osmani është vënë në qendër të akuzave këto ditë për fotoshopin. Moderatorja në foton e fundit duket qartazi se ka bërë disa modifikime. Jo më kot, prezantuesja duket me një bel më të holluar dhe me sfondin të shtrembëruar.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: