TIRANE – Që kur ishte fare e re, Enca ka pushtuar tregun muzikor shqiptar me disa hite të suksesshme, duke marrë famë madje edhe përtej kufijve. Por këngëtarja nuk mjaftohet me kaq, ajo kërkon më shumë.

ENCA

Nëpërmjet një postimi të ri në InstaStory, Enca ka lajmëruar fansat se së shpejti do të bëhet pjesë edhe e botës së aktrimit. “Do të aktroj së shpejti dhe jam shumë e ekzaltuar!”-ka shkruar ajo. Por se ku do të aktrojë Enca dhe cili do të jetë roli i saj, ky mbetet ende mister.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: