Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa përmes një statusi në Facebook thotë se shqiptarët do të duhet të paguajnë 44 milion euro për kompaninë greke që ndërtoi Autostradën Tiranë-Elbasan, pasi punimet për të u zgjatën 6 vite.

Kompania greke ka fituar gjyqin me shtetin shqiptar në arbitrazh, siç thotë Hasa, ndërsa paratë do të duhet t’i paguajnë shqiptarët.

STATUSI I PLOTE
Punimet e Autostradës Tiranë Elbasan u vonuan 6 vite sepse lekët duhet ti merrte Edmond Bego për llogari të Taulant Ballës.
Përveç kostove të rritura prej abuzimit dhe korrupsionit, për shkak të hajdutëve të rilindjes tashmë me vendim arbitrazhi do duhet ti paguhen dhe 44 milionë dollarë të tjera kompanisë që ndertoi rrugën.
Ndërkohë që qytetarët e dëmtuar nga tërmeti janë ende në çadra, ndërkohë që vendet e punës mbyllen, Edi Rama dhe hajdutët që e rrethojnë mendojnë vetëm si ta zhvasin dhe varfërojnë çdo ditë vëndin.
44 milionë dollarët duhet ti paguajë Edi Rama dhe banda e tij dhe jo shqiptarët.
Banda e hajdutëve duhet të largohet sa më parë dhe të përgjigjet për çdo qindarkë që i ka vjedhur shqipëtarëve.
#kryeministeriskaduar

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: