Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kujtuar Ibrahim Rugovën në 15-vjetorin e vdekejs së këtij të fundit.

Duke cituar në deklaratë të Rugovës, Meta thotë se ëndrra e Presidentit historik të Kosovës vazhdon.

Ai thekson se angazhimi i tij jetësor për zgjim kombëtar, vizion euroatlantik për Kosovën Republikë mbeten shembuj të patundur frymëzimi për t’i shërbyer me përkushtim çështjes shqiptare.

 

STATUSI NGA ILIR META

“Vizioni im është, që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE dhe NATO, si dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA.” – IBRAHIM RUGOVA

Angazhimi i Tij jetësor për zgjimin kombëtar, vizioni euroatlantik për Kosovën Republikë, për paqen, lirinë, stabilitetin, demokracinë dhe bashkëjetesën në rajon, mbeten shembuj të patundur frymëzimi për t’i shërbyer me përkushtim, dinjitet dhe krenari çështjes shqiptare.

Ëndrra e Presidentit Rugova vazhdon! ??❤️??


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb