TIRANË

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj thotë se kjo forcë nuk është një parti e zakonshme politike por një projekt kombëtar, që përfshin të gjitha lëvizjet më sublime të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi. Lidhjen e tij me PDK, ai e sheh tek trungu i tij dhe e kaluara.

“Z.Hoti si kandidat një përsëritje e dobët e qeverisë Hoti 1. Dhe Zoti Kurti. Të dy i kanë parë gjatë 2020. Jam i bindur që qytetarët e Kosovës nuk do japin besimin për askënd tjetër përveçse për mua dhe PDK.
Roli im në PDK ka të bëjë shumë me atë çka jam unë dhe familja ime. Mendoj që PDK nuk është një parti e zakonshme politike por është një projekt kombëtar që i përfshin në përbërje të saj të gjitha lëvizjet më sublime të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi. Trungu im dhe e kaluara ime shkon shumë me atë çka është PDK.
Unë e shoh angazhimin tim për Kosovën, si një punë të papërfunduar. Në atë moment kur ne mund ti adresojmë disa prej çështjeve të rëndësishme të vendit brenda dhe jashtë, natyrisht që misioni im ka fund. Kur kam qenë ministër i arsimit ka ndryshuar sistemi arsimor. Vullneti im dhe vendosmëria ime është që Kosova t’i zgjidhë disa tema të mëdha dhe në një moment më stabil kur politika të jetë më monotone, mund të heq dorë nga politika, por nuk do heq dorë nga shërbimi për vendin”, tha Hoxhaj në “Real Story” në News24.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: