Epidemiologu i njohur amerikan, Anthony Fauci, ka këshilluar qytetarët që të mbajnë maskat, për të paktën edhe disa muaj.

Gjatë një interviste të dhënë për televizionin amerikan ABC, Fauci ka theksuar se pas vaksinimit të 70-80% të popullatës, agresiviteti i virusit mund të ulet e rrjedhimisht dhe numri i viktimave dhe të infektimeve.

Fauci shtoi më tej se lehtësimi i masave duhet të bëhet gradualisht, në mënyrë që të mos kërcënohet jeta e qytetarëve.

Gjithashtu epidemiologu tha se Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje për sigurimin e 600 milionë vaksinave, mjaftueshëm sipas tij për të vaksinuar të gjithë qytetarët me nga dy doza.

Fushata e vaksinimit sipas Faucit pritet të ketë përfunduar deri në korrik të këtij viti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: