COVID-19 bëri që sfida Kukësi-Dinamo të shtyhet më 19 janar, por ky fakt nuk i ka penguar dy ekipet të vijojnë përgatitjet. Për fat të keq, apo për fat të mirë, të dy ekipet stërviten në të njëjtin terren, duke e bërë më të lehtë të ndjekin nga pranë stërvitjet e njeri-tjetrit. Ky detaj nuk i ka shpëtuar një italiani si Diego Longo, i cili ka postuar në profilin e tij në rrjetet sociale, një foto ku shihen të gjithë drejtuesit e Dinamos, stafi i tyre, duke ndjekur me vëmendje stërvitjen e Kukësit:

Kukesi Longo
Kukesi Longo

“Është një kënaqësi e madhe për mua që i gjithë stafi teknik dhe drejtues i Dinamos ndjek stërvitjen tonë. Natyrisht që për pak ditë do të jemi kundërshtarë është thjesht një rastësi! Shpresoj të vazhdoj të jem frymëzim. Në këtë pikë, të mos bësh të njëjtën gjë do të ishte një akt vrazhdësie, ndaj do ta kthej vizitën dhe do të ndjek me kujdes stërvitjen e tyre.”, shkroi Longo në postimin e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb