TURQI

Istanbul Basaksehir ka fituar për herë të parë në historinë e saj titullin kampion në Turqi. Me emra të famshëm të futbollit botëror si Robinho, Demba Ba, Gokhan Inler, Eljero Elia apo Martin Skrtel klubi nga Stambolli ka arritur kësaj radhe të bëjë diferencën edhe pse prej vitesh është në majat e futbollit turk.

Por ajo çfarë është më e dyshimta është lidhja e këtij klubi me Presidentit e Turqisë, Rexhep Tayp Erdogan. Në fakt është deklaruar publikisht nga Erdogan se Istanbul Basaksehir është ekipi i tij i preferuar.

Dikur një ekip provincial qyteti, kurse sot Istanbul Basaksehir është një ekip me yje botërorë dhe me financa të larta. Dhe pikërisht këto të fundit dyshohet se rjedhin nga vetë Erdogan apo biznesmenë afër tij të inkurajuar nga ai.

Erdogan akuzohet se është një President autokrat, i ngjashëm me diktatorët, shpesh i krahasuar me Putinin, se ka uzurpuar shumë fusha të shtetit turk, por kësaj radhe duket se ka marrë edhe elitën e futbollit në vend.

Aq më tepër bie në sy se ekipe me traditë të vjetër si Galatasaray, Besiktas apo Fenerbahçe nuk gjenden as në 3 vendet e para por në të 4, 5 dhe 7.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb