Jo çdo gjë shkon mirë kur ndërmerr një aventurë të re, sidomos kur karrierën e ke kaluar duke shkëlqyer për një fanellë dhe në perëndim vendos t’i dedikohesh një tjetre dhe në një ligë të ndryshme.

Pak a shumë kjo është përmbledhja e asaj që po kalon Diego Godin. Uruguajani erdhi me bujë tek Interi për t’i dhënë skuadrës së Kontes grintën dhe eksperiencën e duhur për ta kthyer te titulli, por duket se gjërat kanë shkuar ndryshe.

Sipas spanjolles “elgodigital”, Godin i ka shprehur pakënaqësinë e tij trajnerit Konte për situatën dhe minutazhin deri tani dhe ka kërkuar të lihet i lirë në janar.

Godin dëshiron të bëjë prapakthehu dhe Atletiko e Madridit duket se do ta presë krahëhapur urguajanin, pasi skuadra e Simeones ka dështuar ta gjejë një zëvendësues për të.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: