Deputeti Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 me moderatoren Nisida Tufa, tregoi momentin, kur donin ta largonin nga protesta e studentëve dhe qytetarëve.
Paloka tha se ai që donte ta largonte ishte një person, që sipas tij, erdhi nga grupi pranë Arlind Qorit.
Ai u shpreh se i tha që t’i bërtiste afër, por të shkonte më larg. Paloka theksoi se më vonë, për këtë ngjarje, i kanë kërkuar ndjesë.
Edi Paloka: Unë isha tek Ministria e Arsimit, ku bëhen protesta e është 200 metra larg shtëpisë sime. Kjo ishte dëshira ime dhe patjetër që unë do isha në protestë. Nuk kam qenë që në fillim të protestës, sepse kishte thirrje “Rama në burg, Berisha në burg”. Studentët nuk kanë lidhje me flamingot. Isha me dy shokë në kafe, shkuam në protestë, isha gati në rresht të parë.
Një moment vjen dikusg nga grupi pranë Arlind Qorit. Qori ishte 20 metra majtas nga unë. Një moment vjen para meje ky personi e fillon bërtet “Rama në burg, Berisha në burg”. I thashë bërtit, por pak larg. I shave më duket i thashë “Ik mos më rri në surrat”. Nisi të bërtasë. Erdhi nga grupi i Qorrit. Më kërkuan falje më pas, jo ky tipi, por më kërkuan falje.
