Hapja e korridorit të grurit përmes Detit të Zi dhe shkëmbimi i robërve të luftës tregoi se ekziston mundësia e një zgjidhjeje diplomatike midis Ukrainës dhe Rusisë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e tha këtë në takimin e 38-të të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar (COMCEC) të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Stamboll.

“Që nga dita e parë, ne kemi punuar shumë për të ndalur luftën midis Rusisë dhe Ukrainës dhe për të ndalur gjakderdhjen. Duke përfituar nga miqësia jonë e ngushtë me të dy liderët, ne afruam autoritetet ruse dhe ukrainase në vendin tonë për arsye të ndryshme. Hapja e korridorit të grurit përmes Detit të Zi dhe shkëmbimi i të burgosurve tregoi se një zgjidhje diplomatike është e mundur”, tha Erdogan.

Ai theksoi se më shumë se 11 milionë tonë drithë ishin transportuar përmes korridorit të grurit përmes Detit të Zi.

“Ne besojmë se zgjatja e marrëveshjes për korridorin e grurit përmes Detit të Zi për 120 ditë nga 19 nëntori do të lehtësojë deri diku problemet e vëllezërve tanë afrikanë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb