TURQI– Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u shpreh besimplot se heqja e vizave, një kërkesë e Turqisë për shtetasit e saj që duan të udhëtojnë në hapësirën Schengen, do të përshpejtonte procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

“Shpresoj që heqja e vizave do të jetë një hap pozitiv në rrugën e realizimit të angazhimeve të marra dhe në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE, një objektiv strategjik”, deklaroi Erdogan.

Publikuar me rastin e Ditës së Evropës, kjo deklaratë vjen ndërsa Erdogan shprehu së fundmi qëndrimin e tij kundër zbutjes së ligjit antiterrorist turk, i gjykuar gjerësisht, me kërkesë të Brukselit përpara heqjes së plotë së vizave.

“Ne do të ecim në anën tonë dhe ju në tuajën” u shpreh disa ditë më parë Erdogan.

Kjo dalje publike, një ditë pas njoftimit të tërheqjes së afërt të kryeministrit Ahmet Davutoglu, ideator i palës turke i marrëveshjes për frenimin e fluksit të migrantëve drejt Evropës të arritur më 18 mars me Brukselin, ka ngjallur shqetësim në Evropë.

(el.sp/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb