Operacionet ajrore dhe tokësore që po kryhen kundër organizatave kurde në veri të Irakut si dhe në veri të Sirisë do të vijojnë, ka paralajmëruar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Deklarata vjen pasi pak ditë më parë humbën jetë 9 ushtarë turq.

Presidenti turk dërgoi një mesazh se vendi i tij do të vazhdojë me vendosmëri operacionet e tij ushtarake kundër separatistëve kurdë në veri të Irakut dhe Sirisë veriore, duke theksuar se “Ose jeni me ne, ose jeni kundër nesh”.

Më tej ai tha se “Strategjia e vendosur e Turqisë për të eliminuar terrorizmin në burimin e tij ka shqetësuar më së shumti ata që duan të krijojnë një shtet terrorist në rajonin tonë. Përpjekja për të siguruar armë, municion, trajnim dhe manipulim për terrorizmin separatist të PKK-së ka marrë vrull”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb