TURQI

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i është përgjigjur kritikave të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që i bëri në adresë të tij nëpërmjet Twitter-it.

Erdoğan duke folur në ceremoninë e hapjes së disa projekteve në lagjen Arnavutköy të Stambollit, tha se “Netanyahu ke trokitur në derën e gabuar. Erdoğan është zëri i të shtypurve, ti je zëri i mizorëve, ti kryen terror shtetëror”.

“Izraeli nuk ka të drejtë të akuzojë askënd pa dhënë llogarinë për mëkatet e veta, krimet kundër njerizimit, masakrat dhe shkatërrimet”, shtoi më tutje presidenti turk.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu një ditë më parë, përmes postimeve në Twitter e kishte cilësuar Erdoganin si okupator të Qipros veriore, ushtria e të cilit kryen masakra mbi gratë dhe fëmijët në fshatrat kurde, brenda dhe jashtë Turqisë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb