Jo vetëm trajneri Allegri. Nga Milan është shkarkuar edhe drejtori sportiv Igli Tare. Instancat e larta të klubit kanë marrë këtë vendim, pasi klubi nuk përmbushi pritshmëritë dhe mbeti jashtë zonës Champions.
Tare qëndroi për një sezon dhe besimi ishte i madh se do ndërtonte një skuadër fituese, por nuk rezultoi kështu.
Largohen gjithashtu edhe CEO Giorgio Furlani dhe shefi i skautizmit Geoffrey Moncada. Te Milani me siguri do të ketë ndryshim “rrënjësor” për sezonin e ri.
