Meteoalb jep parashikimin për këtë javë, ku në Tiranë dhe në mbarë vendin ka erëra të forta, ndërsa në zona kryesisht  malore kanë nisur edhe reshjet e dëborës.

Temperaturat në këtë javë pritet që të ulen deri minues 12 gradë celcius, ndërsa maksimalisht do të shkojnë 10 gradë. Nga e mërkura e në vazhdim, pritet normalizimi i situatës dhe kthim të temperaturave në vlera tipike për muajin janar.

Moti JAVOR: Sonte vijojne reshjet e pakta te debores por neser, priten kthjellime të shpeshta DHE vranësira të pakta të cilat SJELLIN Reshje të pakta dëbore VETËM në zona të izoluara të shtrirjes Lindore NDËRSA e marta VIJON kryesisht e kthjellët. Nga e mërkura deri në fundjavë PRITEN kthjellime e vranësira   kalimtare; më të shpeshta në zonat malore KU NUK përjashtohet mundësia e Reshjeve të pakta DHE afatshkurtra të dëborës. MEGJITHATË kjo JAVË përkufizohet në tërësi e kthjellët dhe e ftohtë.

TEMPERATURAT: Sonte pas mesnates ulen ndjeshem, rënia vijon edhe mëngjesin e neserm KU Zonat Malore do shënojne nga -4 në -10°C; Rënia vijon edhe në mesditë KUR MAX shënon DERI 10°C. EDHE e marta në mëngjes sjell TJETËR rënie, pritet MIN rreth -12°C POR mesdita sjell RRITJE duke shënuar MAX 12-13°C. Nga e mërkura dhe në vijim duke perfshire edhe fundjaven, priten rritje të Temp. duke bërë që Shqipëria të kalojë në vlera tipike të Janarit (MIN tipike të janarit janë rreth -4 dhe MAX rreth 12°C).

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb