Christian Eriksen dhe Wolfsburgu kanë ndërprerë me marrëveshje konsesuale kontratën mes tyre, e cila ishte e vlefshme deri në qershor të vitit 2027. Mesfushori danez, 34 vjeç, kishte kaluar te klubi gjerman verën e kaluar, por tashmë ka vendosur të largohet për t’u rikthyer pranë familjes në Danimarkë. Eriksen nuk ka luajtur për Wolfsburgun që prej qershorit, pas kolapsit të pësuar gjatë miqësores së Danimarkës ndaj Ukrainës.
Në një sezon me skuadrën gjermane, ai regjistroi 34 ndeshje, 3 gola dhe 10 asistime. Tashmë, e ardhmja e Eriksenit mbetet e hapur. Pritet të shikohet nëse mesfushori danez do të zgjedhë të vazhdojë karrierën e tij në ndonjë skuadër tjetër, apo shëndeti dhe qëndrimi pranë familjarëve të tij do të jetë prioriteti i tij, duke e afruar kështu edhe më pranë me momentin për të varur përfundimisht “këpucët në gozhdë”.
