TIRANE

Ajo është njëra prej modeleve shqiptare që tërheq vëmendje të madhe sa herë që publikon imazhe në rrjete sociale. Bëhet fjalë për Erjona Sulejmanin – e cila për publikun është bërë më e njohur që pas martesës me futbollistin Blerim Xhemaili.

Ndonëse dyshja janë ndarë shumë vite më parë, ajo duket se tanimë ka një partner të ri në jetë.Këtë e ka lënë të nënkuptohet përmes disa fotografive e videove të fundit që kanë qarkulluar në llogarinë e saj zyrtare, Instagram, ku numëron 292 mijë ndjekës.

Alessandro Basciano është emri i djalit që ia ka rrëmbyer zemrën Erjonës, i cili njëherësh është një model e sipërmarrës i njohur në Itali shkruajnë mediat italiane.

Çifti shfaqet në disa momente të lumtura përkrah njëri-tjetrit, në bazë të asaj që kanë sjell deri më tani. Modelja nga martesa me ish-lojtarin e Bolognas ka edhe një djalë të quajtur, Luan.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb