Goglat e shortit për finalet e Euro2024 dhuruan një grup ferri. Shqipëria përfshihet në grupin B së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Modelja dhe shoëgirl shqiptare Erjona Sulejmani, ish-ja partnerja e futbollistit Blerim Xhemaili, në një postim në rrjetet sociale, thotë se zemra e saj është e ndarë në tresh.

“Kur ke tre skuadra të preferuara, Shqipërinë, Italinë dhe Spanjë, dhe shpreson që të paktën një të fitojë Euro 2024, por më pas zbulon se janë në të njëjtin grup” – shkruan Erjona, e cila më pas, nëpërmjet komenteve të shumta nga ndjekësit, mësoi se mund të kalojnë grupin 3 skuadra dhe këto mund të jenë të tria skuadrat që ajo bën tifo, të cilat nuk mund të përballen me njëra tjetrën në fazën tjetër.

Kur është pyetur se kë do të donte në finale, Sulejmani është shprehur se donte Itali-Shqipëri dhe në fund plot diplomaci thotë fitoftë më i miri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb