TIRANE – “Amon na leni ta fitojmë 3 pikëshin, pa bo nai budallik”. Kështu shkruan Ermal Mamaqi, në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” dhe “Instagram”, në prag të ndeshjes së shumëpritur Shqipëri-Serbi.

Ndeshja Shqipëri-Serbi do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” ndërsa përfaqësues të kombëtares shqiptare dhe krerë të politikës kanë bërë thirrje për të treguar qytetari në radhët e tifozerisë.

Apelit për qetësi dhe për mikpritjen e kundërshtarëve i është bashkuar edhe Ermal Mamaqi, i cili u është drejtuar fansave të tij në rrjetet sociale, që në total janë 1.6 milionë ndjekës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: