News24 dhe BalkanWeb kanë raportuar se truri i sulmit në “Prestige Resort” është Ervin Bixha, i cili ndonëse qëndron në “hije” ai është pas çdo veprimi të paligjshëm dhe krahas Dallëndyshe Bicit, është Bixha ai që zotëron dokumentet për prishjen e paligjshme të godinës dhe refuzon t’i vërë në dispozicion të përfaqësuesve të kompanisë “Erjoni” shpk, që ka hapur edhe proces gjyqësor në Gjykatën Administrative të Durrësit.

Bixha është një person me të kaluar problematike. Më herët, ai ka qenë më detyre inspektor i IKMT-së në jug të vendit, atje ky dyshohet se ishte përfshirë në veprimtari të paligjshme. Për këtë arsye, pak kohë më parë, Ajet Zyberi e largoi nga detyra, për shkak se kishte të dhëna për përfshirjen e tij në akte korruptive.

Mbi rastin ka reaguar edhe deputeti PD-së, Ervin Salianji, i cili i ftuar në “Kjo Javë” në News24 ka deklaruar se një sjellje e tillë është e pritshme nga persona me të shkuar të tillë.

“Nuk ka zyrtarë apo person që ka investuar në shkollimin e vet që hyn në këto paligjshmëri që i hyn këtyre punëve sepse e di që do mbajnë përgjegjësi. Si njerëzit me të shkuar kriminale sepse nëse nuk i binden përdorimit të Ramës… Kështu ka nisur edhe diskutimi për afera të tjera si psh ajo e inceneratorëve dhe sot kemi njerëz në burg. Duke e ditur që ka paligjshmëri të madhe nuk duan të identifikojnë personat e përfshirë, ndaj nuk lejojnë kamerat. Pjesa e atyre që nuk janë me të shkuar kriminale nuk duan të identifikohen. Për të bërë spektaklin që do Rama e për të përçuar mesazhin që jam njeriu që vendos për gjithçka nuk lejon kamerat”, tha Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: