Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda PD-së dhe garën për kryetar të partisë, ku Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm në garë.

I ftuar në programin e drekës në News24, Kadilli u ndal edhe te lëvizja e nisur nga ish-deputeti Ervin Salianji, e cila synon, sipas këtij të fundit, ndryshimin e Partisë Demokratike dhe rikthimin e saj në një forcë fituese.

Sipas Kadillit, kjo nismë ka ardhur me vonesë dhe lidhet edhe me ambicien politike të Salianjit.

“Lëvizja e Salianjit është e vonuar. Po e bën me llogaritë e veta, është karriera dhe ambicia e tij”, deklaroi ai.

Kadilli theksoi se problemi kryesor i lëvizjeve të tilla është fakti që ndërtohen rreth individëve dhe jo mbi struktura apo ide kolektive politike.

“Çdo lëvizje që del nga një individ mbaron. Ai mund të ketë sukses relativ, por është një individ”, u shpreh ish-deputeti demokrat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb