Erzeni duket se nuk është më surprizë në futbollin shqiptar. Shijakasit mposhtin edhe Teutën, duke përmbysur 1-2 në sfidën e luajtur në Rrogozhinë dhe ngjiten në vendin e dytë në renditje

Një duel me të vërtetë derbi, duke parë emocionet, rastet dhe golat që kishte ky takim.

Golat u shënuan të gjitha në pjesën e dytë të ndeshjes, me Lorenco Vilën që kaloi në avantazh skuadrën e Bledi Shkëmbit në minutën e 48′.

Barazimi nuk vonoi, teksa Amir Kahrimanoviç shpiku një gol mjaft të bukur në afërsi të zonës në minutën e 54′.

Goli i përmbysjes dhe i fitores së skuadrës së Xhevahir Kapllanit, u realizua nga Patik Nonato në minutën e 69′ pas një aksioni model dhe perfekt nga Ilirid Ademi, i cili shërbeu për sulmuesin brazilian, me këtë të fundit duke dërguar topin në fundin e rrjetës.

Me këtë fitore, Erzeni ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Teuta me këtë humbje renditet në vendin e fundit me 8 pikë.

Capture

Vlen të theksohet se ky takim u luajt në Rrogozhinë, pasi fusha e stadiumit “Niko Dovana”, i është nënshtruar mbjelljes së barit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb