Zv. ndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike i SHBA-së, Gabriel Escobar do të vizitojë këtë javë rajonin. Ditën e sotme ai do të jetë në Kosovë.

Është zbardhur axhenda e të dërguarit të SHBA, i cili në fillim do të ketë një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Sipas njoftimi të Presidencës takimi do të nisë në orën 10:00. Pas takimit do të ketë deklaratë për media.

Escobari pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti e udhëheqësit e opozitës.
Fokusi kryesor i takimeve pritet të jetë çështja e dinarit.

Escobari të martën në një bashkëbisedim me gazetarë e ka quajtur katastrofal vendimin e Kosovës për ndalimin e Dinarit serb, tek ka shtuar se shumë raporte që kanë pranuar konfirmojnë telashet me të cilat po ballafaqohen serbët në kryerjen e pagesave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: