Një shtatore në nderim të shkrimtarit Martin Camaj në Shkodër është kritikuar tepër, sidomos në rrjetet sociale nga qytetarët.

“Është e shëmtuar, e varfër artistikisht dhe nuk ngjan fare me Martin Camajn”, thonë qytetarët në komentet e tyre. Reagimi i tyre shkon më tej, deri aty sa kërkojnë që skulptura të hiqet, pasi më shumë se sa e nderon, ajo e fyen shkrimtarin.

Shtatorja është vënë para bibliotekës së Universitetit të Shkencave Sociale, por nga krahasimi në realitet i imazhit të shkrimtarit me shtatoren përfundimi duket se nuk iu ka pëlqyer shkodranëve.

(m.k/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb