Dakota Johnson ka ndezur sërish thashethemet se është fejuar teksa ecte rrugëve në Malibu, në Kaliforni.

Aktorja 31-vjeçare, e cila është në lidhje me muzikantin Chris Martin për gati katër vjet, u pa me një unazë gjigande smeraldi në dorë, raporton “Daily Mail”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Johnson është fotografuar nga paparacët teksa po kthehej në makinën e saj. Dyshja u takua për herë të parë në një restorant në Los Angeles në vitin 2017. Ndonëse të dy po mundohen ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg syve të publikut, kohët e fundit, aktorja është parë duke vizituar shtëpinë në Malibu, aty ku është transferuar bashkë me 44-vjeçarin. Chris ka dy fëmijë me ish-bashkëshorten e tij, Gwyneth Paltrow, vajzën Apple, 16 vjeç dhe djalin Moses, 14 vjeç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb