Qani Xhafa, kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, i cili pritet të zërë vendin e Luçiano Boçit në parlament ka deklaruar për gazetarin e News24 Fatmir Popja se ky është mandati që Partia Demokratike e meritonte ta fitonte që më 25 prill.

Xhafa u shpreh se do jetë përfaqësues dinjitoz i qarkut të Elbasanit në Parlament dhe do mbështesë fuqishëm Luçiano Boçin.

“Së pari uroj që bashkimi i të gjithë demokratëve të jetë sa më i shpejtë. Do jem përfaqësues dinjitoz e Qarkut të Elbasanit në Parlament dhe do mbështes fuqishëm kandidatin për kryebashkiak të Elbasanit Luçiano Boçi. Shpresoj se do ndodhë më e mira për të djathtën në të ardhmen. Jam demokrat i orëve të para dhe rrugëtimi im në politikë ka qenë i mbushur plot vështirësi por edhe me suksese .Jam i bindur që edhe në këtë etapë të re të zhvillimeve politike te PD sukseset nuk do mungojnë duke filluar së pari me bashkimin e shumëpritur dhe me fitoren e zgjedhjeve vendore. Është mandati që PD e meritonte që në 25 Prill. Të zëvendësosh Boçin është përgjegjësi e shumëfishtë. Ai është personalitet mjaft i rëndësishëm, jo vetëm i PD, por i politikës shqiptare”, tha Xhafa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: