Gjykata e Korçës ka caktuar sot, në një seancë me dyer të mbyllura, masën e sigurisë për 37-vjeçarin nga Maliqi, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se gjykata ka vendosur të lërë në burg 37-vjeçarin, i cili në përgjimet që publikoi “BalkanWeb”, ai dëgjohej teksa i kërkonte të bijës 18-vjeçare favore seksuale.

Ishte vetë 18-vjeçarja që regjistroi bisedën skandaloze me të atin dhe e denoncoi atë në polici, ku 37-vjeçari u vu në pranga menjëherë dhe tashmë po përballet me drejtësinë.

Ai ishte i divorcuar prej një viti, ndërsa ish-bashkëshortja e tij për “BalkanWeb” se ajo ishte dhunuar shumë herë prej tij, madje edhe në sy të fëmijëve, ndërsa 37-vjeçari ishte përdorues hashashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb