Politologia Evi Kokalari në një lidhje LIVE në emisionin “Pikat mbi I” në News24 ka thënë se aludimet se ajo nuk mbështet më PD, por kahun tjetër kanë ardhur pasi një bisedë e saj gjatë një emisioni është nxjerrë jashtë kontekstit.

Kokalari tha se personi që e ka kryer këtë është Belind këlliçi pasi sipas saj arsye ka qenë ekspozimi që ajo i ka bërë këtij të fundit.

Sakaq, Kokalari shtoi se një person ka marrë pjesë në ‘goditjet’ ndaj saj ndërsa tha se “është një bombë skandaloze” dhe se “Berisha ka dijeni, dhe tani po i mbushet mendja”.

“Mua nuk me tremb fakti që kam bërë një emision që ka qenë për bamirësi gjatë pandemisë. Ka qenë shumë punë. Me Erion Veliajn më ka prezantuar një gazetar. Kështu e kam njohur atë, na ka ndihmuar. Vlerësimi për Veliajn është nxjerrë nga konteksti. Këtë nuk e ka bërë Berisha, këto ndodhin gjithë kohën në Shqipëri. Unë nuk kam frikë nga këto. Dikush më shkruante se jam socialiste se pashë një emision politik. Në foltore ka pasur militantë por edhe njerëz që kanë dashur të bëjnë një ndryshim.

Këtë video e ka nxjerrë Belind Këlliçi, kjo ka dalë që kur unë e kam ekspozuar atë. Këtë e ka nxjerrë Gent Sejko që sillet si konservator që më ka sulmuar që në fillim. Më treguan një foto që Sejko ishte ulur në kafe me personat e Lulzim Bashës. Këto kanë qenë komplet të përqëndruara kundrejt Berishës dhe meqë unë isha aty. Këta të Belind Këlliçit që kanë lidhje me Bashën ende. Nuk mund ta them akoma kush është por është një bombë skandaloze. I kam thënë Berishës dhe besoj se po i mbushet mendja. Nuk e publikoj sepse nuk jam gati, jam 85% e sigurtë për këtë. Janë persona që unë i njoh dhe i respektoj por do i ekspozoj duke i bërë nder shqiptarëve. Kur të jem gati do ta publikoj. Berisha duhet të pastrojë PD-në. Po fituan republikanët i jepet një dorë doktorit. Enno Bozdo nuk duhet në kryesinë e PD, ai vegjeton. Ky flet gjuhën e vetë e ka në rregull”, u shpreh Kokalari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb