Dështimi i diskutimeve brenda PD-së për të dalë me kandidatë të përbashkët për zgjedhjet lokale të 2023-in, është bërë sot temë diskutimi në emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’.

Analisti Artur Zheji duke marrë parasysh situatën ku palët nuk kanë gjetur ende gjuhën, pohoi se kjo ndarje e PD duket se është përfundimtare.

“Që kur nisën tentativat për një lloj bashkimi, kjo nuk funksionoi, pasi pronari, kryetari historik mendon se ai është i plotfuqishmi. Tani që janë zgjedhjet, kuptohet se ndarja është përfundimtare. Në zgjedhje bëhen bashkë forcat.”, tha Zheji.

Ndërkohë pyetjes se çfarë e ‘çau’ PD-në, iu përgjigj anëtari i Partisë Demokratike, Roland Bejko. Ky i fundit shpalosi disa arsye që çuan në ndarjen ‘përçarjen’ e PD-së.

Mes të tjerash ai tha se një nga planet është dalja më vete e grupit të Alibeajt me kandidatë më vete nga grupi i Berishës.

“Berisha nuk është ai i vetmi themelues i PD, siç është Meta për LSI. PD dihet se si është krijuar. I pari ishte Azem Hajdari kryetar. Për një kohë të gjatë Berisha mori statusin e patriarkut, për shkak të kohës që e drejtoi atë, këtë atribut ia përcaktoi vetë vetes, duke e konsideruar si pronë. Pas vendimit që mori Basha, që u duk si akt vëllavrasje, Berisha sulmoi PD dhe thonë se ka shumicën. Unë nuk e besoj se ka shumicë. Të bësh zgjedhjet me vetveten, pa pasur një palë të dytë, ti mund ta nxjerrësh rezultatin sa të duash. Kështu ndodhi për të gjitha zgjedhjet që bëri Foltorja. Pjesëmarrja në këto zgjedhje kanë qenë të ulëta. Në Shkodër, ka pisllëqe. Mirë do ishte që politika të kishte vetëm strukturë morale. Shkodra ndahet në përqindje me një forcë të majtë, u mor bashkë me LSI. Berisha e do PD për dy arsye, pasi i është bërë gati si pjesë e ADN-së së tij dhe do e vendosë kryetarin kur të ikë ai. Ai u ndje i sulmuar nga SHBA, Në fillim tha se këtë problem personal do e zgjidhte vetë dhe s’do përfshinte PD. Por e pa se nuk e zgjidhte dot, edhe futi PD. E donte partinë si bunker. Arsyeja e tretë është fakti se Berisha dhe Meta në mënyrën se si ishte e konfiguruar politika ku ishte në agresion ndaj SHBA, u përqendrua politika në dy aktorë. Ndaj Berisha dhe Meta se pranon dot këtë gjë. Berisha ia dha pushtetin Bashës dhe këtë gjë se pranonte dot. Ndarja është e dyllojshme. Mua me Berishën më ndan Berishizmi, parimi. Edhe kur kam qenë pjesë e PD, kam qenë publikisht kundër dhe kërkoja reformimin e PD. Njerëzit e tjerë i ndajnë dhe interesat, s’i gjejnë dot interesat te Berisha. Arsye tjetër janë amerikanët. SHBA ka thënë; mos e ndiqni pas Berishën.”, tha Bejko.

Zheji: Nëse do i themi publikut, mendoj se këto probleme nuk tejkalohen, pasi njëra palë të lërë mënjanë interesat politike do të shkojnë kundër ideve dhe të jenë ushtarë të thjeshtë. Nëse do të kishte një besim të verbër për një fitore absolute, edhe mund të bëhej, por nuk ekziston kjo gjë. Rruga më e qartë është që më mirë mos ta torovisim këtë elektoral. Do vijë momenti kur Berisha të thotë; ju jeni të shitur te Rama, kemi marrë këto tendera, etj.

Bejko: Në mbledhjen e Kryesisë kam thënë; më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr pa fund. Unë dhe disa të tjerë ishim të mendimit se duhet të kemi identitetin tonë se ishim ndarë me Berishën për parime. Fryma e Kuvendit të 18 dhjetorit ka qenë; të ndahemi nga e shkuara dhe të ndërtojmë të ardhmen. Në 90 ishim një grup i vogël njerëzish përballë një makinerie të madhe socialiste. Kur ndahesh, s’do të thotë që të kesh shumicën me vete. Ata që ndahen kryesisht janë lëvizje populiste, si Foltorja. Berisha bëri premtime që s’do i mbajë dot. Ai u premtoi se po të ishte ai në krye të PD në 6 muaj do të rrëzonte Ramën, por se ka bërë. E kanë premtuar të gjithë, ndaj jemi këtu ku jemi. Këtë lëvizje, PD zyrtare duhet ta ndërtojë mbi një platformë. Në Fier tani është duke u mbajtur mbledhja e kryetarëve dhe Kolegji. Duke qenë se ndihet aji keqardhja për demokratët dhe propozimi që u bë nga Foltorja që të dalin me kandidatë të përbashkët, nuk u bë pa qëllim. Edhe po të jemi së bashku në disa bashki nuk fitojmë dot. Berisha e di që do të marrë një numër të ulët të bashkive, se nuk ka se çfarë të thotë. Bashkitë që do të fitojë do fitojnë për shkak të kredibilitetit të kandidatëve, dhe më pas të ketë alibinë e tij. Plani ynë është që tu jepet ndonjë hapësirë, që ato 7-8 bashki që do të merren së bashku, pse jo. Nuk kemi nxjerrë përfundime. Një nga variantet që po shqyrtojmë është që të dalim më vete me kandidatët për këto zgjedhje. Janë bërë kompromise në disa bashki, ku kanë gjetur gjuhën e përbashkët mes dy palëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb